Konfirmohet: Handanovic e ka thyer gishtin e vogël, e humb derbin me Milanin

  • 03 February 2020 - 12:05
Konfirmohet: Handanovic e ka thyer gishtin e vogël, e humb derbin me Milanin

Interi ka konfirmuar se portieri Samir Handanovic e ka thyer gishtin e vogël të dorës së majtë, por nuk ka treguar se sa kohë do t’i duhet sllovenit për t’u shëruar.

Kapiteni mungoi në fitoren e Interit 2:0 ndaj Udineses dhe druhet se ai mund të mungojë tri deri në katër javë, që nënkupton se do t’i humbiste derbit ndaj Milanit dhe Lazios.

Në një komunikatë për media, Interi njoftoi: “Samir Handanovic i është nënshtruar testeve mjekësore pas një lëndimi në dorën e majtë, të cilin e pësoi në stërvitje”.

“Rezultatet tregojnë se ai ka pësuar një thyerje në gishtin e vogël. Gjendja e tij do të rivlerësohet në baza ditore”, thuhet tutje në komunikatë.

Shkalla e lëndimit të tij dhe koha që do t’iu nevojitet për t’u shëruar nuk dihet saktësisht, por është tejet e vështirë që ai të kthehet për derbin italian ndaj Milanit të dielën. 

(Kosova Sot Online)