Modric po e luan sezonin e fundit në Real Madrid

  • 03 shkurt 2020 - 13:08
Modric po e luan sezonin e fundit në Real Madrid

Në Spanjë shtypi vendas shkruan për një rënie domethënëse të rendimentit të Luka Modriç.

Sipas tyre, mesfushori kroat rrezikon largimin në fund të sezonit ndërsa stafi teknik është i shqetësuar për paraqitjet e tij këtë sezon.

Rikthimi në verë nga huazimet i Dano Ceballos e Martin Odegaard apo blerja e mundshme e Van De Beek do të mbyllnin hapësirat për ish fituesin e Topit të Artë ndaj dhe mundësitë e largimit të tij janë tepër konkrete.

Gjithsesi 35-vjeçari ka ende shumë admirues duke nisur që nga kampionati italian e ai anglez, por edhe përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mund të merrte një pagë të majme.

(Kosova Sot Online)