Menaxheri i Bale: Gareth është i lumtur në Spanjë, s’kthehet kurrë në Tottenham

  • 03 February 2020 - 15:18
Menaxheri i Bale: Gareth është i lumtur në Spanjë, s’kthehet kurrë në Tottenham

Menaxheri i Gareth Bale, Jonathan Barnett, ka thënë se klienti i tij nuk do të kthehet kurrë në Tottenham sepse është i lumtur në Spanjë, pas thashethemeve se uellsiani do ta braktiste Real Madridin për ish-klubin.

Bale iu bashkua Real Madridit nga Tottenhami në verën e vitit 2013 për një shumë rekorde në atë botë, 100 milionë euro.

Barnett, i cili shpesh e ka mbrojtur uellsianin në publik pas kritikave dhe vështirësive në kryeqytetin spanjoll, thotë se kthimi te Spurs në Premierligë nuk është i mundur.

I pyetur nëse do të ndodhë ndonjëherë, ai tha për TalkSPORT: Nuk mendoj se po. Jo. Ai është në një vend fatlum”.

“Kur t’i mbarojë kontrata, ai do të ulet me mua dhe familjen e vet dhe do të vendosë çfarë të bëjë tutje. Gareth është shumë i lumtur atje (në Madrid). Të jemi realist, për shumë klube Bale është i paarritshëm financiarisht”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)