Dy klube në garë për të padëshiruarin e Man United, Jesse Lingard

  • 03 February 2020 - 15:48
Dy klube në garë për të padëshiruarin e Man United, Jesse Lingard

Atletico Madridi dhe Roma janë duke udhëhequr në garë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Jesse Lingard, sipas ESPN-së.

Aftësitë dhe cilësitë e përfaqësuesit të Anglisë janë vënë në pikëpyetje kohëve të fundit, pasi i ka rënë forma skajshmërisht.

Ai mund ta ketë mundësinë ta rizbulojë formën shndritëse në ndonjë klub tjetër evropian.

“Atletico Madrid dhe Roma i prijnë garës për ta blerë Jesse Lingardin, nëse ai largohet nga Man United”, ka shkruar ESPN, duke iu referuar burimeve të veta.

Lingard është duke e përjetuar një sezon të tmerrshëm në Old Trafford, pasi ka një vjet që nuk ka shënuar gol apo asistuar në Premierligë.

Ndërkohë, ardhja e Bruno Fernandes nga Sporting Lisbon gjatë afatit kalimtar të janarit nënkupton se gjasat e Lingardit për të zënë në formacion të parë në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer janë edhe më të pakta tani.

Kjo pasi edhe Fernandes, si Lingard, është numër 10 natyral dhe luan në pozitën e njëjtë.

(Kosova Sot Online)