Klubet e njohura evropiane e vëzhguan Muriqin në ndeshjen e fundit

  • 03 February 2020 - 16:21
Klubet e njohura evropiane e vëzhguan Muriqin në ndeshjen e fundit

Monaco, Leicester City e Eintracht Frankfurti dërguan skautë për ta vëzhguar nga afër sulmuesin kosovar në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Trabzonsporit

Klubet e njohura evropiane e kanë vëzhguar Vedat Muriqin në ndeshjen e fundjavës që shkoi.

Në fakt, Fenerbahçe humbi nga Trabzonspori të shtunën, duke humbur 2:1, ndërsa sulmuesi kosovar fatkeqësisht bëri paraqitje të zbehtë.

Megjithatë, mediumi turk “Sporx” shkruan se klubet evropiane kishin sjell skautë të tyre në Turqi për ta parë nga afër Muriqin.

Gjithnjë sipas mediumit turk, përfaqësuesin kosovar e vëzhguan Monaco, Leicester City dhe Eintracht Frankfurti.

Ndërsa, qe një kohë, prizrenasin po e kërkon Tottenhami në Angli, por spekulohet se interesim për të ka shfaqur edhe Manchester United.

Fenerbahçe ishte kategorike për të mos e shitur ish-futbollistin e Rizesporit, edhe pse kishte oferta gjatë janarit.

Klubi nga Stambolli po e ndjek titullin e kampionit në Turqi, prandaj synon që këtë ta bëjë i udhëhequr nga 25 vjeçari.

Mirëpo, gjatë verës që vjen pritet që Muriqi të largohet nga klubi turk dhe të transferohet në një klub dhe ligë më të fortë. 

(Kosova Sot Online)