Juventusi publikon listën për Ligën e Kampionëve

  • 03 February 2020 - 20:20
Juventusi publikon listën për Ligën e Kampionëve

Juventusi ka publikuar skuadrën për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, në të cilën është përfshirë Giorgio Chiellinin.

Bardhezinjtë do të përballen me Lyonin në 1/8 e finales, ku ndeshja e parë do të zhvillohet më 26 shkurt.

Emre Can është lënë jashtë nga lista, por ai është larguar për në Borussia Dortmund në janar.

Merih Demiral po ashtu nuk është në këtë listë, pasi që ai është lënduar dhe do të jetë jashtë në sezon, por Chiellini e ka zënë vendin e tij pasi që pritet të kthehet nga lëndimi në ligamente muajin e ardhshëm.

Kjo është skuadra e Juventusit në Ligën e Kampionëve: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Cuadrado, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Buffon.

(Kosova Sot Online)