Lojtarët e Real Madridit tallen me Simeonen

  • 04 February 2020 - 10:14
Lojtarët e Real Madridit tallen me Simeonen

Derbi i Madridit përfundoi të shtunën me fitore me rezultat 1:0 për Real Madridin, që ende e kryeson tabelën e La Ligës. Eder Militao dhe Marcelo nuk luajtën në këtë ndeshje, mirëpo ata e shfrytëzuan këtë rast për t’u tallur me Diego Simeonen, trajnerin e Atletico Madridit.

Real Madridi e mirëpriti Atletico Madridin të shtunën në Santiago Bernabeu për ndeshjen e xhiros së 22-të të La Ligës. Los Blancos dituan me rezultat 1:0 falë golit të shënuar nga Karim Benzema, për ta mbajtur kreun e La Ligës.

Sa i përket zëvendësuesve, Eder Militao dhe Marcelo nuk hynë në lojë për Real Madridit. Megjithatë, ata e shijuan kohën e tyre në bankën rezervë, veçanërisht kur Diego Simeone reagonte i zemëruar në zonën e tij teknike, përreth fushës.

Trajneri i Atleticos, i njohur për komunikimin e tij të ashpër me lojtarët e tij dhe kundërshtarët, shpresonte ta merrte një reagim nga lojtarët e tij pas golit të Benzemës, mirëpo ai s’pati sukses.

Simeone u shpreh i zhgënjyer edhe pas ndeshjes, përkundër që insistoi se skuadra e tij kishte bërë lojë të mirë gjatë pjesës së parë të ndeshjes.

“Ne luajtëm mirë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, ne i patëm disa mundësi dhe nuk i shfrytëzuam ato. Në pjesën e dytë, ata e filluan ndeshjen mirë, e bënë një aksion të mirë për golin dhe, në fund, ne tentuam të shënojnë, por s’arritëm ta barazojmë rezultatin. Tani do të vazhdojmë të punojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka thënë Simeone.

“Natyrisht se ka shqetësime për situatën nëpër të cilën po kalojmë. Ne duhet të punojmë për t’u përmirësuar. Ka disa gabime të cilat do të na ndodhin sërish, mirëpo do të kemi mundësi të vazhdojmë të garojmë”.

(Kosova Sot Online )