Atletico fillon bisedimet me Rakiticin

  • 04 February 2020 - 10:38
Atletico fillon bisedimet me Rakiticin

Pasi që mesfushori kroat Ivan Rakitic është duke u bërë gati të largohet nga Barcelona, Atletico Madridi ka filluar t’i vë në lëvizje planet e veta për ta siguruar transferimin e futbollistit.

Përfaqësuesit e Atletico Madridit thuhet se veçse i kanë nisur negociatat me Ivan Rakiticin për një transferim të mundshëm në fund të këtij sezoni, sipas mediumit spanjoll Cadena SER.

Mesfushori kroat raportohet se është shumë i pakënaqur ne Camp Nou dhe ka qenë i përfolur për një transferim nga Barcelona që nga vera e vitit të kaluar, kur thuhej se do ta vazhdonte karrierën në Serie A.

Rakitici e pranoi të dielën se ai e kishte shqyrtuar mundësinë të largohet nga klubi në janar dhe tani duket se një transferim do të ndodhë në fund të këtij sezoni, gjatë afatit kalimtar të verës.

“E mendova largimin në afatin kalimtar të janarit”, tha Rakitic pas fitores së Barcelonës 2:1 ndaj Levantes.

“Mënyra sesi më trajtoi stafi i Valverdes nuk ishte më e mira. Ishin kohë të këqija por kjo mbetet në të kaluarën”, shtoi ai.

“Mund ta them shumë qartë se ndodhen disa gjëra që nuk më pëlqyen aspak”, zbuloi

(Kosova Sot Online )