Për nder të Bryant, tifozët i lanë 1300 topa basketbolli, 350 këpuce dhe 5000 letra në Staples

  • 04 February 2020 - 12:01
Për nder të Bryant, tifozët i lanë 1300 topa basketbolli, 350 këpuce dhe 5000 letra në Staples

Një javë pasi tifozët kishin filluar të linin gjësende para stadiumit Staples Arena në Los Angeles, stafi i Lakers i grumbulloi të gjitha gjërat, duke bërë të ditur se më shumë se 1300 topa basketbolli dhe 350 palë këpucë ishin lënë në kujtim të ikonës së basketbollit.

Presidenti i Staples Center, që njihet si “shtëpia që Kobe Bryant e ndërtoi”, Lee Zeidman, e publikoi një fotografi të 1353 topëve të basketbollit, shumë prej të cilëve e kishin të shkruar nga një mesazh.

Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilën po udhëtonin u rrëzua afër Los Angelesit më 26 janar.

Tifozët kanë lënë mijëra gjësende si shenjë përkujtimi për Bryant dhe tetë viktimat e tjerë të kësaj tragjedie. Të gjitha këto gjëra janë grumbulluar dhe do t’i dërgohen familjes Bryant, pasi që kjo është kërkuar nga e veja e Kobe-t, Vanessa.

“Tashmë ka kaluar një javë. Ne kemi kontratë për t’i zhvilluar disa ngjarje të tjera në stadium. Vanessa na ka kontaktuar dhe na ka thënë  se familja dëshiron t’i marrë gjërat e lëna këtu. Kështu që ne do t’i ndajmë në kategori secilën – bluza, letra, topa basketbolli, kafshë pelushi, ledra. Ne do t’ia dërgojmë të gjitha familjes”, ka thënë Zeidman.

Tifozët i lanë 25 mijë qirinj, 5000 letra, 500 kafshë pelushi, 350 palë këpucësh dhe 14 pankarta. Gjithashtu, një kosh mbeturinash 36 metra i gjatë është mbushur me lulet e lëna në Staples Arena. 

(Kosova Sot Online)