De Jong: Barcelona mund ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve

  • 04 February 2020 - 15:48
De Jong: Barcelona mund ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve

Përkundër vështirësive nëpër të cilat ka kaluar Barcelona këtë sezon, Frenkie de Jong beson se klubi katalonas mund ta sigurojë këtë sezon triumfin e shumëdëshiruar në Ligën e Kampionëve.

Katalonasve iu përfundua në mënyrë dramatike ëndrra e shpalljes fitues i Ligës së Kampionëve gjatë dy sezoneve të fundit – me disfatat tronditëse kundër Romës dhe Liverpoolit.

Megjithatë, De Jongu po shpreson që historia nuk do t’i përsëritet Barcelonës këtë sezon, tani që po afrohet përballja e Barcelonës me Napolin në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se mund ta fitojmë”, u përgjigj mesfushori në Mundo Deportivo kur u pyet për gjasat e Barcelonës për ta fituar titullin.

Quique Setien ka qenë trajner i Barcelonës që pak javë tani, pasi erdhi në vend të Ernesto Valverdes të shkarkuar, dhe De Jongut iu kërkua t’i krahasojë ata të dy.

“Ka dallime. Por, asnjëri nuk është trajner që i pëlqen vetëm të mbrohet apo vetëm të sulmojë”, shtoi holandezi.

“Ata e kanë një stil të ngjashëm, të dy duan ta kenë kontrollin e topin dhe të kenë më shumë përqindje të posedimit gjatë ndeshjes. Por detajet më të vogla dhe sistemet janë pak të ndryshme”.

Duke u përqendruar më tutje te Setien, De Jong tha se lojtarët nuk janë ende nuk i plotësuar kërkesat që ua ka bërë trajneri i ri.

“Ne jemi duke punuar shumë dhe mendoj se do të përmirësohemi shumë. Ne duhet ende të përshtatemi me taktikat e reja dhe me të gjitha gjërat e tjera që kanë ndryshuar. Por, jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë”.

(Kosova Sot Online)