Zhegrova e ka një porosi të fuqishme për prindërit

  • 04 February 2020 - 15:50
Zhegrova e ka një porosi të fuqishme për prindërit

Ylli kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory, duke ua kushtuar një shkrim prindërve të tij.

Edon Zhegrova është i lidhur ngushtë me familjarët e tij.

Ylli i ri kosovar e ka konfirmuar këtë edhe me fotografinë e fundit të postuar në Instastory, ku shihet së bashku me prindërit e tij.

Dhe, futbollisti i Baselit e ka një porosi për të gjithë për prindërit.

“Askush në botë nuk mund të të dojë më shumë se prindërit etu. Përkujdesu për ta përgjithmonë”, ka shkruar futbollisti ofanziv anësor, i cili qe një kohë është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Ndërkohë, 20 vjeçari po mundohet ta japë më të mirën për ekipin e tij, Basel, në mënyrë që të jetë i gatshëm për “Dardanët”, me të cilët synon të kualifikohet në Euro 2020 përmes Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale të “Play-Offit” do të luajë me Maqedoninë e Veriut në fund të muajit mars.

(Kosova Sot Online)