Liverpooli i ka gati kontratat e reja për Van Dijk e Alisson

  • 04 February 2020 - 16:59
Liverpooli i ka gati kontratat e reja për Van Dijk e Alisson

Liverpooli po mendon t’i mbajë gjatë në ekip dy yjet e tij, të cilët e kanë “blinduar” portën e “Reds”

Liverpooli i ka bërë gati kontratat e reja për Virgil van Dijk e Alisson.

Qendërmbrojtësi holandez dhe portieri brazilian e kanë “blinduar” portën e “Reds”, të cilët për momentin janë ekipi më i mirë në botë.

Për këtë, kampioni evropian dhe botëror po mundohet t’i bindë ata ta vazhdojnë kontratën afatgjate.

Ky është një prioritet për klubin nga “Anfield Road”, shkruan mediumi britanik “The Independent”.

Edhe mbrojtësi dhe portieri stabil duken të interesuar për ta vazhduar gjatë eksperiencën në Liverpool.

Me ta, “Reds” janë në rrugë të mbarë për ta fituar titullin e kampionit në Angli, pas një kohe të gjatë.

(Kosova Sot Online)