Fotografia e puthjes lesbike: Boksierja rrezikon të burgoset e të goditet 100 herë me kamxhik

  • 04 February 2020 - 19:36
Fotografia e puthjes lesbike: Boksierja rrezikon të burgoset e të goditet 100 herë me kamxhik

Boksierja lesbike britanike, April Hunter, ka postuar një foto duke u puthur me të dashurën në ishujt Maldive, në mbështetje të të drejtave të grupeve LGBT.

Por, tashmë ajo rrezion dënim, pasi homoseksualiteti atje është ilegal.

Atletja nga Newcastle postoi foton nga pushimet muajin e kaluar, duke komentuar: Këtu është ilegale të jesh ‘gay’ dhe në disa vende myslimane, edhe sot e kësaj dite, çmenduri”.

Hunter më vonë e ka fshirë foton ndoshta sepse trembet se mund të hasë probleme kukr të kthehet në ishull, ku dënimet për sjellje të tilla përfshijnë deri në tetë vjet burg ose 100 goditje kamxhiku.

Sipas raportimeve, grupe ekstremistësh në Maldive e kanë kërcënuar atë në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)