Chiellini rikthehet në stërvitje, pas një kohe të gjatë

  • 04 February 2020 - 21:43
Chiellini rikthehet në stërvitje, pas një kohe të gjatë

Juventusi ka konfirmuar se Giorgio Chiellini është rikthyer në stërvitje për të ushtruar pjesërisht, por me grupin në qendrën stërvitore JTC.

Kapiteni i bardhezinjve e lëndoi gjurin gjatë ndeshjes së parë të sezonit dhe mungon që prej muajit gusht pasi e kishte këputur ligamentin.

Por Juve njoftoi të martën se përfaqësuesi i Italisë është rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët e vet.

“Chiellini i është rikthyer punës, pjesërisht, por bashkë me grupin”, ka shkruar Juventusi në një komunikatë.

Juventusi është duke u përgatitur për ndeshjen e fundjavës kundër Hellas Verona në Serie A.

(Kosova Sot Online)