Rashica e dërgon Bremenin në çerekfinale të kupës, me golin e parë këtë vit

  • 04 February 2020 - 23:04
Rashica e dërgon Bremenin në çerekfinale të kupës, me golin e parë këtë vit

Milot Rashica e ka frymëzuar Werder Bremenin drejt çerekfinales në Kupën e Gjermanisë, duke shënuar një gol dhe kontribuar në një tjetër në triumfit 3:2 ndaj Borussia Dortmundit.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Rashica e realizoi atë që ishte goli i tij i parë në vitin 2020, si dhe dha kontribut të madh te goli i parë i Bremenit të martën në Weserstadion.

(Kosova Sot Online)