Akuzohet për ngacmim seksual, arrestohet presidenti i klubit të Ligue 1

  • 05 February 2020 - 13:35
Akuzohet për ngacmim seksual, arrestohet presidenti i klubit të Ligue 1

Arrestohet për ngacmim seksual presidenti i Angers, klubit francez të Ligue 1. Said Chabane, 55 vjeç, ndodhet në ambientet e paraburgimit, ku duhet t’u japë shpjegime hetuesve për akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas shtypit francez, gjithçka nisi nga një denoncim i bërë nga një punonjëse e klubit më 7 janar. Më nisjen e hetimeve, policia ka marrë në pyetje gra të tjera, ku të paktën dy prej tyre kanë pranuar se janë ngacmuar seksualisht nga Chabane, i cili është president i Angers që nga viti 2011. Sipas RMC, Chabane “i ka prekur gratë në vithe, gjoks e pjesë të tjera intime pa konsensusin e tyre.” 

Klubi i Angers, nëpërmjet një komunikate zyrtare shpjegon se “Chabane i hedh poshtë të gjitha akuzat kundër tij dhe do të t’i japë para drejtësisë të gjitha provat që tregojnë të vërtetën dhe ruajnë nderin e tij. Presidenti është i vendosur për të provuar pafajësinë e tij dhe ka shumë besim te hetimet, ndaj po bashkëpunon me hetuesit.”

Akuzat ndaj presidentit të Angers vijnë në një kohë kur në Francë por flitet shumë për skandalin seksual që ka përfshirë sportet e notit dhe patinazhit artistik. 

(Kosova Sot Online)