Trajneri i Italisë paralajmëron kundërshtarët e EURO 2020: S’do të mbrohemi më

  • 05 February 2020 - 13:38
Trajneri i Italisë paralajmëron kundërshtarët e EURO 2020: S’do të mbrohemi më

Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se skuadra e tij do të luajë futboll të bukur, duke i paralajmëruar kundërshtarët e Kampionatin Evropian 2020 se përderisa Italia mund t’i ketë fituar pesë Kupa të Botës duke luajtur në “stilin italian”, ditët e futbollit të kundërsulmeve kanë marrë fund.

Roberto Mancini ishte duke folur si mysafir në një event të organizuar në Palazzo Ducale në Itali dhe ai foli për disa tema të ndryshme.

Kur u pyet për identitetin e skuadrës së Italisë, Mancini deklaroi se skuadra e tij s’do të luajë më në mënyrën tradicionale italiane.

“Mua më pëlqen futbolli ofanziv. E di që i kemi fituar katër Kupa e Botës duke luajtur në mënyrën italiane, por mendoj se sot ne mund të luajmë një futboll në stilin më sulmues”, tha Mancini.

“Ditët e futbollit defanziv me kundërsulme kanë marrë fund”.

Mancini shtoi se ekipi kombëtar do të ketë nevojë për dashurinë e italianëve gjatë tentimit për t’u bërë sërish fuqi e futbollit botëror.

“Ne jemi krenarë që e kemi rifitua dashurinë e italianëve për ekipin kombëtar. Gjatë Kampionatit Evropian në qershor, ne do të tentojmë t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”. 

“Futbolli është një faktor që i bashkon njerëzit. Nëse ekipi kombëtar i Italisë luan mirë dhe Italia fiton, ata janë të lumtur”.

“Kur unë e dëgjoj himnin kombëtar nga stoli, ndihem krenar dhe i lumtur që jam italian”.

“Besoj se vendi ynë është vendi më i bukur në botë, ne jetojmë në mes të bukurisë, askush nuk i ka thesaret e ambientit dhe artistike që i kemi ne”.

(Kosova Sot Online)