S’ka oferta nga Unitedi apo Chelsea, por Dortmundi s’jep garanci se Sancho s’do të largohet

  • 05 February 2020 - 14:55
S’ka oferta nga Unitedi apo Chelsea, por Dortmundi s’jep garanci se Sancho s’do të largohet

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka insistuar se ai nuk është kontaktuar nga asnjë klub për transferimin e yllit të ri anglez, Jadon Sancho, mirëpo tha se nuk mund të japë garanci se futbollisti s’do të largohet verës.

Jadon Sancho ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë sezonit 2019/20 në Bundesligë dhe goli i tij i fundit, në fitoren me rezultat 5:0 kundër Union Berlin, bëri që ai të bëhet lojtari i parë që i shënon 25 gola në Bundesligë para se t’i mbushë 20 vjeç.

Anglezi më parë e kishte thyer rekordin e Horst Koppels, kur ishte bëri lojtari më i ri që i kishte shënuar 22 gola në ligën elitare të futbollit në Gjermani, pas golit të tij në barazimin 3:3 me RB Leipzigun më 17 dhjetor.

Ndikimi i tij si me Dortmundin në Gjermani, ashtu edhe me Kombëtaren e Anglisë, ka bërë që shumë klube të Premierligës ta monitorojnë situatën e tij në Dortmund, për t’i siguruar shërbimet e futbollistit që konsiderohet si njëri ndër talentet më premtuese në futbollin evropian.

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë përfolur që një kohë të gjatë për transferimin e anglezit, përderisa edhe Liverpooli është interesuar gjatë kohës së kohës. Megjithatë, drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc, insiston se Dortmundi s’ka marrë asnjë ofertë zyrtare.

“Fakti është se asnjë klub tjetër s’na ka kontaktuar deri më tani për Jadonin. Unë nuk mund të përgjigjem sot në pyetjen se a do të qëndrojë Sancho në Dortmund përtej këtij sezoni”, ka thënë Zorc.

“Ajo që mund ta them me siguri është se ai ndihet shumë rehat me ne, përndryshe s’do të ishte duke bërë paraqitje aq mbresëlënëse javë pas jave”.

“Ai është një fenomen dhe tani është duke bërë superparaqitje. Ai nuk pushon pothuajse kurrë sa është në fushë, gjithmonë i ndihmon skuadrën në mbrojtje. Ai punon shumë dhe e ka fituar respektin tim”.

(Kosova Sot Online)