Galliani: Tare shumë i zoti, u pata grind me shqiptarin në zhveshtore

  • 05 February 2020 - 15:12
Galliani: Tare shumë i zoti, u pata grind me shqiptarin në zhveshtore

Lazio po bënë mrekulli në Serie A ku tashmë e ka marrë vendin e tretë me vetëm pesë pikë më pak sesa lideri Juventusi dhe i ka dy më pak sesa Interi.

Për këto rezultate fantastike të klubit romak merita të mëdha po i jepen drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili qe disa vite po menaxhon në mënyrë superiore duke e bërë Lazion një skuadër shumë të fortë dhe konkurrente.

Për strategun shqiptar lavde të mëdha ka thurur edhe Adriano Galliani, nën menaxhimin e të cilit Milani dikur shndriste Italinë dhe Evropën.

“Shumë, shumë i zoti (Igli Tare). Ka zbuluar shumë futbollistë të cilët i ka afruar për shuma të vogla dhe më pas i ka shitur me çmime të majme. Ky aspekt është thelbësor për karrierën e një drejtori sportiv. Mbaj mend që disa herë jemi grindur në dhomat e zhveshjes, por Igli është një profesionist i zoti”, ka deklaruar Galliani në një intervistë për “Radio One”.

(Kosova Sot Online)