Për miliona euro të UEFA-s do të vendoset në Shqipëri

  • 05 February 2020 - 15:26
Për miliona euro të UEFA-s do të vendoset në Shqipëri

Komisioni “Hat-Trick” i UEFA-s ka vendosur që mbledhjen e radhës ta mbaj në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, më 1 tetor.

Ky komision menaxhon me projektin më të madh të investimeve të UEFA-s, i cili në 15 vjetët e fundit ka bërë investime prej 1.8 miliardë eurosh. Ndërsa, deri në vitin 2024 parashikon ta arrijë shifrën e jashtëzakonshme prej 2.4 miliardë eurosh.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është nënkryetar i këtij komisioni, të cilin e kryeson Karl-Erik Nilsson. Vet Nilsson ka propozuar që takimi i tetorit të mbahet në Tiranë, ku Duka ka shprehur mirëseardhje.

(Kosova Sot Online)