Hadërgjonaj: Mendoj se e solla motin e Anglisë në Stamboll

  • 05 February 2020 - 16:40
Hadërgjonaj: Mendoj se e solla motin e Anglisë në Stamboll

Florent Hadërgjonaj u transferua gjatë janarit në Kasimpasa nga Huddersfieldi.

Futbollisti kosovar u largua nga Anglia, e cila njihet për motin e ligë dhe reshjet e shpeshta të shiut.

Por, shiu nuk i është hequr qafe mbrojtësit të djathtë as në Stamboll.

Për këtë, përfaqësuesi kosovar e ka bërë një postim komik në Instastory.

“Mendoj se motin anglez e solla në Stamboll”, ka shkruar futbollisti i lindur dhe rritur në Zvicër, duke ia përcjellë postimit edhe figura duke qeshur.

Hadërgjonaj u transferua tek Kasimpasa, ku synon të luajë në vazhdimësi, gjë të cilën nuk ia premtonte Huddersfieldi.

Ai shpreson të jetë i gatshëm për ta dhënë kontributin e tij për Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen gjysmëfinale të “Play-Offit” në Ligën e Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut. 


(Kosova Sot Online)