Cancelo drejt largimi nga Manchester City

  • 05 February 2020 - 17:49
Cancelo drejt largimi nga Manchester City

Projektohet një lëvizje e rëndësishme në merkato në aksin Manchester-Milano.

Sipas tabolidit anglez “The Sun”, Joao Cancelo pritet të largohet nga Manchester City, pasi nuk e ka bindur me paraqitjet e tij trajnerin Pep Guardiola, që më shumë ka preferuar Walkerin në pozicionin ku luan portugezi.

25-vjeçari mund të kthehet tek Inter, ku luajti dy sezone më parë në formë huazimi nga Valencia.

Për ish-futbollistin e Juventusit interesohet edhe Bayerni i Mynihut, që ka nevojë për një alternativë të besueshme në korsinë e djathtë.

(Kosova Sot Online)