Bayern Munich e pret Hoffenheimin për një vend çerekfinale në kupë, me Dajakun në stol

  • 05 February 2020 - 20:12
Bayern Munich e pret Hoffenheimin për një vend çerekfinale në kupë, me Dajakun në stol

Bayern Munich do ta vazhdojë rrugën për mbrojtjen e titullin në Kupën e Gjermanisë, si nikoqir i Hoffenheim në 1/8 e finales.

Futbollisti shqiptar, Leon Dajaku është ftuar për këtë takim nga trajneri Hans Flick dhe takimin do ta nisë nga banka rezervë.

Bayerni e pret Hoffenheimin në Allianz Arena, në një takim që nis në orën 20:45, dhe përballet me disa mungesa, si Kingsley Coman, Javier Martinez, Ivan Perisic dhe Sule.

Kampioni gjerman synon një vend në çerekfinale, në përpjekje për ta mbrojtur titullin dhe për ta rritur rekordin në 20 trofe të kupës.


(Kosova Sot Online)