“Si mund të jetë Barcelona në krizë kur i ka Messin dhe Griezmannin?”

  • 05 February 2020 - 20:43
“Si mund të jetë Barcelona në krizë kur i ka Messin dhe Griezmannin?”

Trajneri i Athletic Club, Gaizka Garitano, nuk ka dashur ta pranojë se Barcelona, kundërshtari i tij i nesërmen në Kupën e Mbretit, është në një moment krize, duke këmbëngulur se fakti që klubi katalonas ka yje si Lionel Messi e Antoine Griezmann nuk mund të ndikohet.

Në Barcelonë është bërë një dramë e madhe në dy ditët e fundit, me kapitenin Messi që e ka kundërshtuar publikisht sekretarin teknik të klubit, Eric Abidal, por Garitano thotë se ajo nuk do të ndikojë në takimin e së enjtes.

“Si mund të jetë Barcelonë në krizë kur i ka lojtarë si Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Ivan Rakitic”, tha Garitano.

“Nuk mendoj se do të ketë çfarëdo ndikimi në ta”, shtoi ai.

“Barcelona është favorite sepse i ka lojtarët më të mirë në botë. Tani ka trajner të ri dhe me lojtarët që i ka, mund të sfidojë për çdo titull”, theksoi ai.


(Kosova Sot Online)