Zidane e publikon listën e Realit për ndeshjen e kupës, mungojnë disa emra të mëdhenj

  • 05 February 2020 - 22:38
Zidane e publikon listën e Realit për ndeshjen e kupës, mungojnë disa emra të mëdhenj

Zinedine Zidane e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshje e Real Madridit kundër Real Sociedad të martën në Kupën e Mbretit, duke e lënë jashtë saj yllin Eden Hazard, edhe pse belgu është stërvitur rregullisht me grupin javën e fundit.

Madridi e pret nesër Sociedadin në Santiago Bernabeu, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Të lënduarit Dani Carvajal, Maro Asensio dhe Mariano, si dhe Casemiro me grip do të mungojnë në takimin e nesërm.

Jashtë ka mbetur edhe Gareth Bale, i cili mungon sic mungoi edhe në skuadrën e Realit për ndeshjen e javës së kaluar në La Liga kundër Atletico Madridit.

Kjo është lista e plotë e Real Madridit:

Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Ferland Mendy, Toni Kroos, Luka Modric, Fede Valverde, James Rodriguez, Isco, Karim Benzema, Luka Jovic, Brahim, Vinicius dhe Rodrygo.


(Kosova Sot Online)