Rahoveci luan ndeshjen e fundit të grupit në Ligën Ballkanike

  • 06 February 2020 - 12:00
Rahoveci luan ndeshjen e fundit të grupit në Ligën Ballkanike

Rahoveci sonte do të luajë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën Ballkanike. Vreshtarët do të jenë mysafirë të Ibër Rozhajës në Ligën Ballaknike. Takimi zhvillohet nga ora 17:00.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 74:77 për Ibër Rozhaja. Vendasit me një fitore do të përfundonin në vendin e tretë në renditje, derisa Vreshtarët do të duhet të fitojnë me tri pikë dallim që të renditen në vendin e tretë.

Me humbje do të përfundonin këtë fazë në vendin e pestë.

Njëkohësisht kjo është faza e fundit në grupe dhe pastaj fillon faza tjetër, ku secila skuadër do të ketë katër ndeshje, dy në shtëpi dhe dy si mysafir, në varësi prej renditjes.

(Kosova Sot Online)