Galatasaray nuk heq dorë nga objektivi i vjetër – Xherdan Shaqiri

  • 06 February 2020 - 14:53
Galatasaray nuk heq dorë nga objektivi i vjetër – Xherdan Shaqiri

Gjiganti turk nuk e ka ndërmend të heq dorë assesi nga futbollisti kosovar, të cilin e do qe një kohë të gjatë. Mosangazhimi i tij në ndeshjet e këtij sezoni me Liverpooli mund ta favorizojë klubin nga Stambolli.

Xherdan Shaqiri nuk po gjen assesi hapësira në fanellën e Liverpoolit.

Prandaj, futbollisti kosovar mund të largohet nga kampioni evropian dhe botëror gjatë verës që vjen.

Përfaqësuesin kosovar qe një kohë të gjatë e pëlqen Galatasaray.

Dhe, mediat turke shkruajnë se gjiganti nga Stambolli e ka rikthyer interesimin për 28 vjeçarin.

Galatasaray synon të jetë sa më i suksesshëm këtë sezon në Superligën turke dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Me këtë rast, klubi më i madh turk do ta kishte mundësinë ta bindte më lehtë ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt që të zbarkojë në kryeqytetin turk, shkruan e përditshmja turke “Sabah”.

Shaqiri e ka realizuar vetëm një gol këtë sezon me Liverpoolin, me të cilin i ka zhvilluar 6 ndeshje.

Ai ka kontratë me “Reds” deri në vitin 2023, por mund të largohet nga “Anfield Road” në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)