Messi dhe Ronaldo mbeten prapa në listën e golashënuesve më të mirë këtë sezon

  • 06 February 2020 - 15:29
Messi dhe Ronaldo mbeten prapa në listën e golashënuesve më të mirë këtë sezon

Robert Lewandowski është golashënuesi më i mirë deri më tani këtë sezon në Evropë, falë 33 golave në 28 ndeshjet e tij, përderisa Cristiano Ronaldo radhitet i pesti në këtë listë e Lionel Messi i dhjeti.

Sulmuesi i Bayern Munichut ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni dhe skuadra e tij tani është ngritur në krye të tabelës së Bundesligës, përkundër që e kishte nisur sezonin me formë më të dobët.

Ai i ka shënuar pesë gola më shumë sesa Ciro Immobile, i cili radhitet i dyti në këtë listë me 28 golat e tij të shënuara në po aq paraqitje të këtij sezoni me Lazion.

Lista e top dhjetë golashënuesve më të mirë në Evropë këtë sezon:

1. Robert Lewandowski – Bayern Munich – 33 gola në 28 ndeshje

2. Ciro Immobile – Lazio – 28 gola në 28 ndeshje

3. Timo Ëerner- RB Leipzig – 25 gola në 29 ndeshje

4. Kylian Mbappe – Paris Saint-Germain – 22 gola në 26 ndeshje

5. Cristiano Ronaldo – Juventus – 22 gola në 27 ndeshje

6. Sergio Aguero – Manchester City – 21 gola në 25 ndeshje

7. Raul Jimenez – Wolverhampton Wanderers – 20 gola në 38 ndeshje

8. Raheem Sterling – Manchester City – 20 gola në 35 ndeshje

9. Romelu Lukaku – Inter Milan – 20 gola në 29 ndeshje

10. Lionel Messi – Barcelona – 19 gola në 24 ndeshje

Ligat me më së shumti përfaqësues në këtë listë janë Premierliga dhe Serie A me nga tre futbollistë. Ndërsa, lista kompletohet me dy lojtarë nga Bundesliga, një nga Ligue 1 dhe një nga La Liga. 

(Kosova Sot Online)