Ndryshon afati kalimtar veror në Premierligë

  • 06 February 2020 - 16:42
Ndryshon afati kalimtar veror në Premierligë

Klubet e Premierligës kanë votuar në favor të rikthimit të afatit të vjetër kalimtar veror nga sezoni i ri 2020/21, ngjashëm si në ligat e tjera evropiane.

Kjo nënkupton se afati kalimtar i verës do të mbyllet më 1 shtator në orën 17:00 për klubet e Premierligës.

Po ashtu, Premierliga ka konfirmuar se sezoni i ri 2020/21 do të nisë më 8 gusht.

Nga viti 2017 deri më tani, afati kalimtar i verës në Premierligë mbyllej një ditë para se të niste sezoni i ri.

Kjo ishte kundërshtuar nga trajnerët e klubeve të ligës elitare angleze, të cilët ankoheshin se klubet evropiane kishin përparësi karshi atyre angleze duke qenë se kishin më shumë kohë për të blerë lojtarë. 

(Kosova Sot Online)