Juventusi nuk e do me çdo kusht Pogban

  • 06 February 2020 - 17:30
Juventusi nuk e do me çdo kusht Pogban

“Bianconeri” nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë para për mesfushorin kualitativ francez, të cilin e do edhe Real Madridi

Eksperienca e Paul Pogbas në Manchester United pritet të marrë fund gjatë verës që vjen.

Mesfushori francez ka nevojë për një përvojë të re dhe klubet e interesuara për të janë Real Madridi dhe Juventusi.

Sidoqoftë, e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se “Bianconeri” nuk e kanë ndërmend të shpenzojnë shumë para për Pogban.

Juve është e interesuar për kampionin e botës me Francën, por kampioni italian e di se 26 vjeçari kushton shtrenjtë.

United i do së paku 150 milionë euro për futbollistin, i cili në fund mund të përfundojë në Madrid pasi trajneri Zinedine Zidane e admiron atë.

Kohë më parë, interesim për ish-futbollistin e Juventusit kishte shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

(Kosova Sot Online)