Sancho, i shtrenjtë për Liverpoolin

  • 06 February 2020 - 18:35
Sancho, i shtrenjtë për Liverpoolin

Kampioni evropian dhe botëror nuk është i gatshëm t’i shpenzojë 85 milionë euro për yllin anglez

Liverpooli është njëri prej klubeve të interesuar për shërbimet e Jadon Sanchos.

“Reds” bashkë me Manchester Unitedin e Tottenhamin e pëlqejnë yllin anglez, i cili po shkëlqen në Bundesligë tek Borussia Dortmundi.

Përfaqësuesi anglez vlerësohet 85 milionë euro nga klubi gjerman.

Mirëpo, “Reds” nuk janë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër për 19 vjeçarin, pasi e konsiderojnë të lartë.

Sancho ishte sensacion i Bundesligës në dy sezonet e fundit dhe mediat e huaja raportojnë se ai do të rikthehet në Premierligë gjatë verës.

Futbollisti ofanziv në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt, por nuk kishte hapësira të mjaftueshme në “Etihad Stadium”. 

(Kosova Sot Online)