Onana i hapur për kalim në Chelsea, shihet zëvendësues i Kepas

  • 06 February 2020 - 22:23
Onana i hapur për kalim në Chelsea, shihet zëvendësues i Kepas

Frank Lampard është duke e konsideruar blerjen e një protieri të ri pasi që nuk ka startuar me spanjollin në barazimin e tij me Leicesterin të shtunën

Chelsea e shikon si të preferuar portierin e Ajaxit, Andre Onana këtë verë, me Blutë që janë duke e marrë në konsideratë zëvendësuesin e Kepa Arrizabalaga.

Kepa nuk startoi në barazimin e së shtunës të Chelsea kundër Leicester City, me Willy Caballero që startoi para tij në King Power Stradium.

Ky vendim ishte marrë pas paraqitjeve të dobëta të spanjollit, i cili ka kontratë shtatë vjeçare me skuadrën nga Stamford Bridge.

Goal ka shkruar sot se Chelsea është duke skautuar zëvendësues të 25 vjeçarit, edhe pse vendimi i fundit ende nuk është bërë nëse portieri më i shtrenjtë në histori, i cili nënshkroi nga Athletic Club për 71 milionë funte për Chelsea në verën e vitit 2018, do të lejohet të largohet në fund të sezonit për një shumë më të vogël parash.

Departamenti i portierëve të Chelsea, që udhëhiqet nga Christophe Lollicon dhe këshilltari për taktika dhe paraqitje Petr Cec do të konsultohen nga Lampard para se të vendosin përfundimisht të së ardhmes se Kepas.

Onana, ka vetëm dy vite kontratë me Ajaxit dhe dëshiron që të largohet nga kjo skuadër në fund të sezonit. 


(Kosova Sot Online)