Tifozët tallen me Piquen, të cilin Williams e tërhoqi zvarrë

  • 07 February 2020 - 10:07
Tifozët tallen me Piquen, të cilin Williams e tërhoqi zvarrë

Përveç që e shënoi golin e fitores në mënyrë dramatike afër fundit të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit, Inaki Williams i Athletic Bilbaos mori vëmendje edhe shkaku i një ndërhyrjeje të Gerard Piques në të, që përfundoi duke e lënë qendërmbrojtësin e Barcelonës të lënduar.

Inaki Williams e shënoi një gol me kokë në momentet e fundit të ndeshjes që po zhvillohej në stadiumin San Mames, duke e eliminuar Barcelonën nga Kupa e Mbretit dhe duke ia vazhduar katalonasve problemet në ndeshjet jashtë shtëpisë.

Kjo disfatë ishte një goditje e madhe për Barcelonën, që së fundi ka kaluar nëpër një periudhë vështirë – shkaku i mungesave në repartin e sulmit, zënkës së Lionel Messit me Eric Abidalin dhe startin jombresëlënës të Quique Setien.

Ndeshja e mbrëmshme ishte e vështirë edhe për qendërmbrojtësin veteran të Barcelonës, Gerard Pique, i cili u ndëshkua me karton të verdhë pasi që tentoi ta ndalë Williams duke e kapur për fanellë, mirëpo ky i fundit e tërhoqi Piquen zvarrë.

Pique u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të kësaj ndërhyrjeje dhe vetëm pak minuta më vonë u detyrua të dalë nga ndeshja shkaku i një lëndimi. E videoja e këtij incidenti u bë virale në rrjete sociale.

Megjithatë – për fatin e Setien, i cili po përballet me mungesa të madhe në skuadër, si ajo e Luis Suarezit dhe Ousmane Dembele – Pique tha pas ndeshjes se lëndimi i tij nuk është serioz. 

(Kosova Sot Online)