Vendoset data dhe vendi për mbledhjen komemorative për Kobe Bryant

  • 07 February 2020 - 12:49
Vendoset data dhe vendi për mbledhjen komemorative për Kobe Bryant

Një mbledhje komemorative për Kobe Bryant – i cili vdiq me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë më 26 janar, kur u rrëzua helikopteri me të cilin po udhëtonin – do të mbahet më 24 shkurt në Staples Arena, stadiumin ku ikona e NBA luajti për shumicën e 20 sezoneve të tij me Los Angeles Lakers.

Përderisa planet për mbledhjen komemorative për të ndjerin Kobe Bryant nuk janë zyrtarizuar ende, New York Times ka mësuar nga një person që po merret me organizimin e këtij eventi se tani gjithçka është bërë gati.  Kjo mbledhje komemorative pritet t’i tërheqë mijëra tifozë për nder të 41-vjeçarit Bryant, i cili i kaloi 20 vjet me Los Angeles Lakers.

Staples Center – ku më herët janë mbajtur mbledhje komemorative edhe për persona të tjerë të famshëm si Michael Jackson dhe repisti Nipsey Hussle – ka ven për 200 persona, shumë më pak sesa Los Angeles Coliseum, që ishte shqyrtuar si opsion. Lakers nuk ka ndeshje të caktuar për të luajtur në atë datë, mirëpo Clippers, që gjithashtu luan në Staples, e kanë një ndeshje si vendas të caktuar për atë ditë në orën 19:30 kundër Memphis Grizzlies.

Bryant, katolik, ishte pjesë e Kishës Katolike “Our Lady Queen of Angels” në Newport Beach të Kalifornisë dhe ai i kishte kaluar disa orë aty për t’u lutur dhe për të reflektuar në orët e hershme para 26 janarit.

Disa orë më vonë, helikopteri që po i dërgonte Bryantin dhe tetë persona të tjerë në akademinë e tij të sportit për një turne basketbolli u rrëzua në një kodër me mjegull në Calabasas. Kjo tragjedi i la të nëntë personat të vdekur, dhe mbledhje komemorative janë planifikuar edhe disa viktima të tjera të këtij aksidenti.

Zëdhënësja e Dioqezës së Orange County, Tracey Kincaid, ka thënë se ata nuk janë përfshirë deri më tani në diskutimet për organizimin e funeralit.

“Për momentin, jemi duke e respektuar privatësinë e familjes dhe dëshirojnë t’i dëgjojmë se çfarë planë për funeralin kanë ata”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)