Aguero thyen rekord, sërish zgjidhet lojtari i muajit në Premierligë

  • 07 February 2020 - 13:34
Aguero thyen rekord, sërish zgjidhet lojtari i muajit në Premierligë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, e ka thyer rekordin për më së shumti çmime të fituara si lojtari më i mirë i muajit në Premierligë gjatë karrierës së tij, pasi që e fitoi sërish këtë çmim për muajin janar.

Argjentinasi Sergio Aguero është zgjedhur shtatë herë lojtari i muajit në Premierligë, duke i lënë pas vetes Harry Kane dhe Steven Gerrard, të cilët i kanë nga gjashtë të fituara.

Ai e filloi këtë çmim për herë të parë në tetor të vitit 2013, ndërsa për herë të fundit e kishte fituar për muajin shkurt të vitit 2019.

Aguero e fitoi këtë çmim për paraqitjet e tij gjatë muajit janar, kur i theu edhe dy rekorde të tjera në Premierligë.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit u bë golashënuesi më i mirë i huaj në histori të Premierligës, duke e kaluar Thierry Henryn me golin e dytë në ndeshjen kundër Aston Villas më 12 janar.

Ai pastaj e kompletoi het-trikun e tij me një gol tjetër në Villa Park, duke bërë që të bëhet edhe lojtari me më së shumti het-trike të shënuara në histori të Premierligës me 12, një më shumë sesa Alan Shearer.

Gjithsej, Aguero i shënoi gjashtë gola në vetëm tre paraqitje të ligës për Manchester Cityn në janar, ndërsa është golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Premierligës me 180 golat e shënuara në 258 ndeshje.

(Kosova Sot Online)