Munishi: O Zoti im, më kthe edhe një herë 30 vjet prapa

  • 07 February 2020 - 19:08
Munishi: O Zoti im, më kthe edhe një herë 30 vjet prapa

Ismet Munishin e ka marrë malli të luajë futboll.

Trajneri aktual i Ballkanit është bërë nostalgjik sot përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se sa shumë po i mungon futbolli.

Siç dihet, ai e pati një karrierë të bujshme, brenda dhe jashtë vendit. 

Munishi u shqua për klasin e tij, ndërsa krahas asistimeve dhe golave, krahas mjeshtrisë që e posedonte, ishte një motivues i madh i ekipit, një lider i vërtetë në fushën e blertë.

Tash, trajneri i njohur kosovar përmes këtij postimi i ka kujtuar momentet e bukura sa ishte futboll, por ndërkohë iu ka uruar suksese futbollistëve në pjesën e dytë të sezonit.

Ballkani i Munishit ishte sensacional në pjesën e parë të sezonit në IPKO Superligë.

Therandasit janë në garë për titull dhe për Digitalb Kupën e Kosovës.

Nëse vazhdon me ritmin e vjeshtës, ekipi Portokalli mund ta prek Evropën gjatë verës që vjen.

Image

(Kosova Sot Online)