Gjithçka gati për “Dery della Madonina”, këtë rekord mund ta thyejë Interi

  • 07 February 2020 - 20:10
Gjithçka gati për “Dery della Madonina”, këtë rekord mund ta thyejë Interi

Interi është një dozë përpara në “Derby della Madonnina” kundër Milanit të dielën dhe ata kanë për synim që të thyejnë një rekord të ri kundër Kuqezinjve që kanë rritur nivelin e tyre në mes të sezonit

Java e 23-të e sjell edhe përballjen e 171-të në Serie të klasikes së derbit të Milanit, 201 në të gjitha garat, kurse këtë sezon ato i ndajnë nga njëra-tjetra 19 pikë.

Interi, të cilët për momentin janë pas Juventusit në ligë, janë skuadra mikpritëse në stadiumin që të dy skuadrat e ndajnë bashkë.

Antonio Conte mund të bëhet menaxheri i parë në histori të kaltërzinjve që të fitojë dy derbit e parë pa pranuar një gol.

Aktualisht, Interi synon të fitojë për të katërtën herë radhazi “Derby della Madonnina”, një gjë që ata nuk e kanë arritur prej vitit 1985 kur kishin fituar pesë herë radhazi.

Ndeshja e fundit e tyre më 21 shtator përfundoi me fitore 2-0, pas golave të Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku, kështu që këtë të diel Interi mund të vazhdojë serinë e mos mposhtjeve në derbi të Serie A kundër rivalit të tyre të përbetuar.

Interi janë vetëm dy ndeshje larg për të vazhduar formën më të mirë në shtëpi që nga viti 1938, kur Interi kishte shkuar 10 ndeshje pa humbje kundër djajve të Milanit. 

Mirëpo, Milan kanë filluar që të besojnë dhe këtë e tregojnë statistikat e tyre që nga takimi që kanë pasur kundër Interit. Kuqezinjtë kanë humbur vetëm dy herë në 14 ndeshje kundër Interit kur ata kanë luajtur në muajin shkurt.

Kthimi i Zlatan Ibrahimovic në radhët e tyre, ka inspiruar ata që të rikthehen pas startit të dobët të kampionatit.

Suedezi ka ndihmuar për të rritur nivelin e skuadrës dhe Kuqezinjtë kanë arritur të nxjerrin 2.5 pikë në çdo ndeshje me Zlatanin në skuadër, por edhe rekordi i tij personal kundër Interit ka rritur moralin e skuadrës.

38 vjeçari, që është një ish lojtar i Interit, për momentin ka pesë gola në shtatë ndeshje kundër kaltërzinjve. Ai ka shënuar dy herë prej që është kthyer në San Siro dhe ka startuar vetëm tri ndeshje me Milanin këtë sezon.

Ka pritje të mëdha pas kthimit të Zlatanit në skuadër e ku ai për herë të parë do të përballet kundër ish bashkëlojtarit të tij në Manchester United, sulmuesit të Interit Romelu Lukaku, i cili tashmë ka shënuar në tentimin e tij të parë kundër Milanit.

Nëse shënon të dielën, belgu mund të bëhet lojtari i gjashtë i Interit i cili ka shënuar në dy derbit brenda sezonit kundër Milanit.

Ibra, ironikisht është në këtë listë të Interit bashkë me Youri Djorkaeff, Ronaldo, Diego Simeone dhe Diego Milito.

(Kosova Sot Online)