Joshua Kingut, ju deshën disa ditë ta marrë vetën pasi nuk u transferua në United

  • 07 February 2020 - 20:37
Joshua Kingut, ju deshën disa ditë ta marrë vetën pasi nuk u transferua në United

Eddie Howe ka treguar se sulmuesi është duke vuajtur për gol për shkak se transferimi i tij në Old Trafford në janar nuk ndodhi

Sulmuesi i Bournemouthit, Joshua King ka pasur “disa ditë vështirë” pasi që dështoi të rikthehet në Manchester United në janar, thotë Eddie Howe. 

“Kishte disa ditë që ai nuk e merrte vetën”, tha Hoëe për gazetarët. “Por tani një kompliment i madh për të sepse është në momentin e tij, aq më pak që për të u interesua Manchester United”.

“Ai tani është shumë i fokusuar në pozitën e tij në klub. Ai e di që ne po luftojmë për të mbijetuar në ligë; nuk është koha që të fokusohet në vetveten, ai e di këtë, ai është më shumë lojtar skuadre”.

“Kështu që ai po shikon përpara për të qenë sa më në formë për të kontribuar në betejën tonë finale”.

(Kosova Sot Online)