Bayerni: Ronaldo, shumë i vjetër për ne

  • 07 February 2020 - 21:01
Bayerni: Ronaldo, shumë i vjetër për ne

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka mohuar interesin e skuadrës së tij për Cristiano Ronaldon e Juventusit.

“Ai është shumë i vjetër për ne”, është përgjigjur presidenti i Bayernit kur është pyetur për thashethemet që e lidhin atë me një kalim të Bayerni.

Sulmuesi i bëri 35 vjet këtë javë dhe ka shënuar 22 gola në 27 ndeshje garuese për Bardhezinjtë këtë sezon. 

Duke folur për TZ në Gjermani, presidenti i Bayern, Hainer është pyetur edhe për thashethemet për të bërë ndonjë ofertë për CR7 në sezonin e ardhshëm.

“Shumë emra ka në listën tonë, të gjithë kuptohet pse i kërkojmë, por ai është shumë i vjetër për ne”.

Juve e transferoi Ronaldon nga Real Madridi për 117 milionë euro në verën e vitit 2018.

(Kosova Sot Online)