Dështon Roma, humbet mundësinë për top 4

  • 07 February 2020 - 22:50
Dështon Roma, humbet mundësinë për top 4

Roma sot ka dështuar për të fituar kundër Bolognas duke dështur kështu për një kalim në vendin e katër në Serie A, s’paku deri ditën e shtunë kur Atalanta do të luan në shtëpi të Fiorentinës

Roma ka bërë edhe një hap falls drejt top katërshit.

Skuadra e Paulo Fonsecas ka humbur me rezultat 2-3 në Olympico nga Bologna duke bërë kështu një hap falls për një vend që do ti dërgonte ata në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë ishte tepër interesante ku u shënuan 3 gola.

Bologna ishte shumë më e mirë në këtë pjesë pasi që arriti ta fitojë atë.

Në minutën e 16-të do të shënonte Orsolini pas një asistimi interesant që ia bëri Musa Barrow.

Roma do të kthej në lojë në saj të një autogoli qesharak te Stefano Denswill në minutën e 22-të.

Por, Musa Barrow do t’i kthente përsëri në avantazh mysafirët me një gol të bukur që e shënoi në minutën e 26-të te ndeshjes.

Me rezultat 1-2 përfundoi pjesa e parë.

E derisa në pjesën e dytë pritej një rikthim i Romës, kështu nuk ndodhi.

Barroë, që ishte në superformë sonte do të bënte një soloaksion duke vrapuar për 50 metra dhe duke shënuar golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 51-të te ndeshjes.

Henrikh Mkhitarian do ta rikthente Romën në lojë pasi që ngushton epërsinë në minutën e 72-të te ndeshjes duke shënuar një gol me kokë. 

Por, pikërisht në momentet më të mira të Romës, nga loja do të përjashtohej me të kuq Brian Cristante i Romës në minutën e 80-të duke e lënë tepër keq skuadrën e tij.

Megjithatë, Roma tentoi që të rikthehet në lojë dhe bëri disa aksion por pa sukses.

Pas kësaj humbje Roma mbetet në vendin e pestë me 39 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në vendin e katër por që ka një ndeshje më pak se Roma.

Bologna ndërkohë ngjitet në vendin e gjashtë me 33 pikë, një ecuri e mirë kjo e ish skuadrës së mesfushorit Blerim Xhemajli. 

(Kosova Sot Online)