Milani ringjall interesimin për mesfushorin portugez Florentino

  • 08 February 2020 - 08:21
Milani ringjall interesimin për mesfushorin portugez Florentino

Mesfushori portugez Florentino ka qenë objektiv i Milanit në dy afatet e fundit kalimtare për futbollist.

Rossonerët ishin shumë të interesuar për mesfushorin defensivë, por në fund nuk arritën marrëveshje me Benfican.

Calciomercato tani raporton se gjiganti italian ka në plan që të tentoj afrimin e lojtarit përsëri në verën e vitit 2020.

20-vjeçari nuk po luan rregullisht këtë vit te Benfica dhe kjo ia lehtëson punën Milanit që të nënshkruajë me të.

Milan është gati të bëjë një ofertë në vlerë prej 25 milionë euro për transferimin e Florentinos në San Siro.

Drejtuesit e klubit italian po shpresojnë që Florentino të mos ketë raporte të mira me Benficën, çka do të bënte që ky transferim të realizohej më lehtë.

Reprezentuesi i Portugalisë U21 këtë vit ka luajtur vetëm 13 ndeshje në të gjitha garat dhe kjo është arsyeja që ka kërkuar largimin nga klubi në verë.

(Kosova Sot Online )