Presidenti i Sociedadit: S’e di a do të shkojë Jose në Barcelonë

  • 08 February 2020 - 08:29
Presidenti i Sociedadit: S’e di a do të shkojë Jose në Barcelonë

Presidenti i Real Sociedadit, Jokin Aperribay, ma thënë se ende s’e ka kontaktuar askush për Willian Josen, por shtoi se të gjithë e dinë se Barcelona po e kërkon një sulmues.

Barcelona është duke pritur që Ousmane Dembele të bëhet operacion të martën e ardhshme dhe ta konfirmojë kohëzgjatjen e procesit rikupeures së tij, në mënyrë që ta marrë lejen e Federatës së Futbollit të Spanjës për ta transferuar një zëvendësues në Spanjë për të, edhe pse është mbyllur afati kalimtar.

Ndërkohë, deri sa të konfirmohet data e kthimit të Ousmane Dembeles, Barcelona ka qenë duke kërkuar për lojtarë të cilët mund të përshtaten shpejt dhe kanë vendosur që prioritet për ta të jetë sulmuesi i Real Sociedadit, Willian Jose.

Braziliani 28-vjeçar shihet si futbollisti i përsosur për t’i zëvendësuar Luis Suarezin dhe Dembelen të lënduar, si dhe Carles Perezin që ka kaluar në Romë. Megjithatë, çmimi i tij mund të jetë pengesa e madhe në tentimin e Barcelonës, pasi që klauzola për shkëputjen e kontratës së tij me Real Sociedadin është 70 milionë euro.

 “Ne s’kemi pasur asnjë bisedë me askënd. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. I kqm lexuar lajmet, por është e vërtetë që afati kalimtar është msbyllur. S’mund t’i komentoj shumë këto lajme”, ka thënë Aperribay.

“Willian Jose është lojtar që ngjalli interesim mga shumë klube gjatë afatit kalimtar të janarit dhe ne e dimë të gjithë se Barcelona është në kërkim për një sulmues”.

“Nuk e di nëse do të na telefonojnë,por s’e kanë bërë këtë ende. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe pa dyshim që do të na mungonte”.

“Në kanë mbetur edhe shumë lojë deri në fund të sezonit dhe ne kemi nevojë për të gjithë”.

(Kosova Sot Online )