Sot nis stinori pranveror në futbollin kosovar, dy ndeshje në Kupën e Kosovës

  • 08 February 2020 - 08:38
Sot nis stinori pranveror në futbollin kosovar, dy ndeshje në Kupën e Kosovës

Pas një pushimi të gjatë në futbollin kosovar, katër klube do të kthehen në fushën e blertë sot për ndeshje me karakter garues, pasi që do të garojnë në kuadër të Kupës së Kosovës.

Pasi përfundoi stinori vjeshtor i Ipko Superligës së Kosovës dhe u pauza Kupa e Kosovës, klubet kosovare shkuan në pushim dimëror, disa duke udhëtuar në Turqi për të mbajtur kampe kosovare.

Gjatë kësaj periudhe, shumë klube kanë zhvilluar ndeshje miqësore, megjithatë katër prej tyre sot do të përballen mes vete në ndeshje me karakter garues, pasi që Kupa e Kosovës do të rifillojë sot.

Stinori pranveror fillon me dy ndeshjet që janë paraparë të zhvillohen sot në Kupën e Kosovës.

Fillimisht në orën 12:30 Drenica do ta presë në stadiumin “Bajram Aliu” skuadrën e Gjilanit, ndërsa në orën 13:00 Prishtina dhe Vushtrria do të takohen në “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot Online )