Ndeshjet më interesante në Evropë, luajnë shumë kosovarë

  • 08 February 2020 - 08:55
Ndeshjet më interesante në Evropë, luajnë shumë kosovarë

Tifozët e futbollit do të mundë të argëtohen edhe sot me shumë ndeshje futbolli, veçanërisht pasi që luajnë shumë futbollistë kosovarë me klubet e tyre nëpër ligat e ndryshme në Evropë.

Sot futbollit i kthehet edhe klubet kosovare, pasi që do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të Kupës së Kosovës, mes Drenicës dhe Gjilanit dhe mes Prishtinës dhe Vushtrrisë.

Futbollistë kosovarë do të luajnë edhe në tri ndeshje të Championshipit, nivelit të tretë të futbollit në Angli. Atdhe Nuhiu luan për Sheffieldin, Bersant Celina për Sëansean dhe Arijanet Muriçi për Nottinghamin.

Edhe Bundesliga sjell ndeshje interesante, pasi që Bremeni i Milot Rashicës do të përballet me Union Berlinin, ndërsa më vonë do të luajnë edhe Bayer Leverkuseni me Werder Bremenin. Disa futbollistë shqiptarë pritet të jenë në fushën e lojës për ndeshjen mes Zurichut dhe Baselit, ndërsa në fushë pritet të dalë edhe Vedat Muriqi në Turqi në ndeshjen mes Fenerbahces dhe Alanyasporit. Në mbrëmje, Hellas Verona e Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës do të përballet me Juventusin në Serie A.

(Kosova Sot Online )