Distria Krasniqi e fillon me fitore Grand Slamin e Parisit

  • 08 February 2020 - 09:08
Distria Krasniqi e fillon me fitore Grand Slamin e Parisit

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e ka filluar me fitore Grand Slamin e Parisit, pasi që ishte shumë e fortë për algjerianen Flaza Aissahine në përballjen e rundit të dytë.

Distria Krasniqi synon të fitojë medalje në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe e nisi këtë rrugëtim me këmbë të mbarë, duke siguruar fitore në ndeshjen e rundit të dytë, pasi rundin e parë e kaloi pa luftë.

Në këtë garë Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave ishte Distria Krasniqi. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e ka tërhequr atë në momentet e fundit.

Lura Fazliu po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke filluar me luftë qysh në rundin e parë. Kurse, Gjakova e kaloi xhiron e parë pa luftë. Në atë të dytë e pret fituesen e duelit në mes të azerbajxhanases Alexandra-Larisa Florian ndaj vietnamezes Ngoc Diem Phuong Nguyen.

(Kosova Sot Online )