Barcelona, e gatshme ta shesë Coutinhon për 87 milionë euro më pak sesa që e bleu

  • 08 February 2020 - 09:38
Barcelona, e gatshme ta shesë Coutinhon për 87 milionë euro më pak sesa që e bleu

Drejtuesit e Barcelonës raportohet se janë të gatshëm ta shesin Philippe Coutinhon për vetëm 80 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që braziliani nuk është pjesë e projektit të klubit katalonas.

Ish-mesfushori i Liverpoolit iu bashkua gjigantit spanjoll për 167 milionë euro në janar të vitit 2018, mirëpo s’arriti ta dëshmojë veten në Camp Nou dhe u dërgua në formë huazimi në Bayern Munich.

E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, sot raporton se Barcelona është e gatshme ta shesë Coutinhon për 87 milionë euro më pak sesa që e bleu, në mënyrë që ta shesë gjatë afatit kalimtar të verës.

Së fundi, ish-lojtari i Liverpoolit, Steve McManaman, e kwshilloi klubin anglez ta shqyrtojë mundësinë për ta kthyer Philippe Coutinhon në Anfield, duke thënë se mund të ketë hapësirë në skuadër shkaku i spekulimeve se Xherdan Shaqiri mund të largohet në fund të sezonit.

“Liverpooli mund të vendosë ta kthejë Philippe Coutinhon në skuadër. Nuk do të më pengonte ta shihja atë sërish në Liverpool. Ai është një lojtar brilant, por gjithçka varet nga aspekti ekonomik”, ka thënë McManaman.

“Nëse ata mund ta sjellin Coutinhon në klub për një çmim të arsyeshëm dhe ti shesin dy-tre lojtarë që s’luajnë rregullisht, atëherë ky plan mund të ketë sukses. Ka spekulime se Xherdan Shaqiri mund të largohet në fund të këtij sezoni dhe se Adam Lallana do të dëshironte të luante më shpesh”.

“Nëse ka hapësirë, atëherë unë do të doja ta kisha në skuadër sërish Coutinhon, pasi që ai ishte i mrekullueshëm për Liverpoolin. Ai është tipi i lojtarët që mund ta ndryshojë lojën kur nuk funksionon plani A”.

“Ai shënoi shuma gola të mrekullueshëm për Liverpoolit dhe mendoj se tifozët do ta pranon atë për kontributin që e kishte dhënë, përkundër që do të duhej ta rifitojë zemrën e tyre pasi kishte kërkuar të largohej”.

Shaqiri është spekuluar se mund të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, në kërkim për më shumë minuta lojë, pasi që këtë sezon ka luajtur shumë pak minuta – shkaku i edhe lëndimeve që e kanë penguar.

(Kosova Sot Online )