Mbappe e di se PSG-ja s’do ta negociojë shitjen e tij këtë verë

  • 08 February 2020 - 11:30
Mbappe e di se PSG-ja s’do ta negociojë shitjen e tij këtë verë

Pas zënkës së tij të fundit me trajnerin e Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchelin, e ardhmja e Kylian Mbappes është kthyer sërish në qendër të vëmendjen në futbollin evropian.

Presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi, ua ka bërë të qartë përfaqësuesve të Kylian Mbappes se Paris Saint-Germaini as nuk do të hyjë në negociata me klube të tjera për një transferim potencial të francezit gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Marca.

Megjithatë, situatën e Mbappes kanë qenë duke e vëzhguar shumë nga klubet e mëdha të Evropës, përfshirë drejtuesit e Real Madridit. Kjo pasi që kontrata e francezit skadon më 30 qershor të vitit 2022 dhe tentimet e PSG-së për t’ia rinovuar kontratën kanë dështuar deri më tani.

Përkundër që Mbappe ia ka refuzuar PSG-sa ofertat për rinovim kontrate, jo për shkak të pagës, klubi francez nuk do të dorëzohet dhe është i gatshëm ta mbajë atë deri në fund të kontratës, edhe pa dëshirën e tij, nëse s’rinovon.

Zënka me trajneri Tuchel për shkak të zëvendësimit në një ndeshje e ka lënë të pakënaqur fituesin e Kupës së Botës 2018, mirëpo Leonardo është duke tentuar ta gjejë një zgjidhje paqësore për dy protagonistët. Edhe Mbappe beson se tani zënka është në të kaluarën.

Nëse zënkat mes atyre të dyve vazhdojnë, atëherë klubi do të detyrohet të marrë ndonjë vendim më të ashpër. Megjithatë, deri tani, e ardhmja e Tuchelit varet nga progresi i skuadrës në Ligën e Kampionëve.

Nëse trajneri s’arrin sukses në garën prestigjioze evropiane, ai mund të shkarkohet nga detyra e tij e në këtë vendim të klubit do të ndikonte edhe marrëdhënia e tij me njërin yll të skuadrës, Mbappen.

(Kosova Sot Online )