Nora Gjakova mposht francezen me ippon dhe kalon në çerekfinale në Paris

  • 08 February 2020 - 13:08
Nora Gjakova mposht francezen me ippon dhe kalon në çerekfinale në Paris

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka arritur ta zë një vend në çerekfinale të garës në kategorinë deri në 57 kilogramë në Grand Slamin e Parisit.

Nora Gjakova u tregua shumë e fortë për xhudistin franceze Priscilla Gneto, e cila kishte probleme me gisht të këmbës gjatë përballjes, dhe e mposhti atë me ippon në Paris, për t’i shkuar kështu një hap më afër medaljes së artë.

Kosovarja e mposhti xhudistin nga Azerbajxhani, Alexandra-Larisa Florian në rundin e dytë, ndërsa rundin e parë e kaloi pa luftë.

Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave është edhe Laura Fazliu. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e tërhoqi atë në momentet e fundit.

Edhe Distria Krasniqi i ka shkuar një hap më afër medaljes së artë në Grand Slamin e Parisit, pasi që fitoi në rundin e tretë për ta zënë një vend në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Ndërsa Laura Fazliu e ka mbyllur në rundin e dytë rrugëtimin e saj në kategorinë deri në 63 kilogramë në Grand Slamit e Parisit, pasi që u mposht me ippon në rundin e dytë nga koreania Hee Ju Han.

(Kosova Sot Online )