Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Evropianin e karatesë

  • 08 February 2020 - 16:18
Betim Maliqi fiton medaljen e bronztë në Evropianin e karatesë

Karateisti i ri, Betim Maliqi, ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U-21, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Karateisti kosovar e fitoi të bronztë në grupmoshën e juniorëve, kategoria -68 kg.

Betimi shënoi katër fitore, tri prej të cilave në repesazh. Në luftën për të bronztën mundi Krystow Cwezcyak të Polonisë.

Garuesit tjerë të juniorëve nuk e kishin ditën, pasi u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë.

Nesër garojnë karateistë në kategorinë U-21.

(Kosova Sot Online)