Bersant Celina i lënduar, sa do të mungojë

  • 08 February 2020 - 17:19
Bersant Celina i lënduar, sa do të mungojë

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina është lënduar dhe nuk është në përbërjen e sotme të skuadrës së tij, Swansea.

Gjithsesi, duket se lëndimi nuk është i rëndë dhe se rikthimi i yllit pritet të ndodhë shpejtë.

“Ai mungon sot, por lëndimi është i lehtë. Bersanti do të kthehet javën e ardhshme, nëse jo të martën, atëherë të premtën”, ka bërë të ditur një burim i Topsporti.com brenda familjes Celina.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për fat, pasi ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore në “Play Off” të Ligës së Kombeve po afrohet, andaj shpresojmë që të gjithë lojtarët të jenë në formën e tyre më të mirë.


(Kosova Sot Online)